Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka reaguar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar jo vetëm tek ngjarjet e fundit dhe debatet që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut, por edhe tensionet në Ballkan.
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë zyrtare nënvizon se të gjithë faktorët politikë duhet të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare, dhe se në rast të kundërt do të përballen me masa.
“Veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare të stabilizimit në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë aktet e dhunës ekstremiste dhe aktivitetin pengues, dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, e cila pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimit të plotë në institucionet transatlantike, vazhdojnë të paraqesin një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Për këtë arsye, urgjenca kombëtare e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv 13219, sipas të cilit u ndërmorën hapa shtesë në Urdhrin Ekzekutiv 13304 dhe që u zgjerua në urdhrin Ekzekutiv 14033, duhet të vazhdojë në fuqi pas datës 26 qershor 2024.”, thuhet ne reagim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co