Ilkay Gundogan do të udhëheq Gjermaninë në këtë Evropian me shiritin e kapitenit në krah: “Është një nder i madh, një privilegj të jem kapiten. Në karrierën time kam kaluar shumë momente të bukura, por edhe të vështira.
Di se çfarë duhet për të fituar brenda dhe jashtë fushe. Mendoj se populli gjerman, jo vetëm tifozët, e meritojnë të fitojnë diçka. Ne kemi besim, jemi stërvitur mirë, kemi cilësi dhe kualitet brenda grupit. Tani nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të bëjmë rezultat”, u shpreh ndër të tjera Gundogan.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co