Shqiperia

Furgoni me udhëtarë përplaset me mjetin bujqësor, plagoset 1 pasagjere

furgoni me udhetare perplaset me mjetin bujqesor plagoset 1 pasagjere
furgoni me udhetare perplaset me mjetin bujqesor plagoset 1 pasagjere

Një furgon udhëtarësh është përplasur me një mjet bujqësor në aksin Lushnje-Berat, njoftoi Policia. Si pasojë e përplasjes është plagosur një pasagjere.

Fier/Informacion paraprak

Më datë 14.06.2024, rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lushnjë-Berat”, ka ndodhur një përplasje mjetesh. Konkretisht mjeti tip furgon, me drejtues shtetasin Xh. F., 60 vjeç, është përplasur me një mjet bujqësor, me drejtues shtetasin G. N., 64 vjeç.

Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 1 pasagjere, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts