Iu nënshtruar një operacioni javën e kaluar, dalja e parë publike e Mbretit Charles

iu nenshtruar nje operacioni javen e kaluar dalja e pare publike e mbretit charles
iu nenshtruar nje operacioni javen e kaluar dalja e pare publike e mbretit charles

Mbreti Charles vizitoi kishën në daljen e tij të parë publike pas operacionit. Monarku përshëndeti kamerat ndërsa po shkonte në shërbimin e së dielës me gruan e tij, Mbretëreshën Camilla, në kishën e Shën Marisë Magdalene në Sandringham.

Kujtojmë se Mbreti Charles kaloi tre netë në spitalin privat të Londrës Clinic pasi iu nënshtrua një operacioni për trajtimin e një prostate të zmadhuar javën e kaluar.

Në të njëjtin spital ishte edhe princesha e Uellsit e cila i është nënshtruar një operacioni abdominal. Ajo kaloi 13 netë atje pas operacionit dhe megjithëse natyra e saktë e operacionit nuk është zbuluar, besohet se do të ketë nevojë për disa muaj shërim.

Dalja e fundit publike e princeshës ishte gjithashtu në kishën e Shën Marisë Magdalene, për vizitën vjetore të familjes mbretërore në ditën e Krishtlindjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co