Vokshi: Nuk ndalemi me protestat, SPAK duhet të reagojë

vokshi nuk ndalemi me protestat spak duhet te reagoje
vokshi nuk ndalemi me protestat spak duhet te reagoje

Albana Vokshi, deputete e PD-së,  duke komentuar protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës, tha se asgjë nuk na lodh dhe nuk do të ndalemi në protesta. Vokshi tha se prej dhjetorit 2023 protestohet te “Rruga e Shpresës”, ndërsa para Bashkisë së Tiranës janë organizuar 12 protesta.

Në rubrikën “Opinion” në News24, Vokshi tha se nuk mjafton më dorëheqja e Erion Veliajt, ai duhet të arrestohet, por SPAK nuk vepron.

“Nuk heqim dorë ne derisa Bashkia e Tiranës të çlirohet, të largohet Erion Veliaj. SPAK duhet të arrestojë Veliajn dhe Ilir Beqajn, ndërkohë ata janë të lirë të dy.

Erion Veliaj nuk e ka fituar Bashkinë e Tiranës, unë kam denoncuar dhunën e Veliajt në zgjedhje ndaj votuesve.

Bashkia e Tiranës duhet ti përkasë qytetarëve të Tiranës, si mundet ai të mbyllë dyert e institucionit. Nëse ne protestojmë nuk protestojmë vetëm për veten tonë, por edhe për ata policët që shfrytëzohen nga Erion Veliaj dhe drejtorët e Bashkisë, që pasurohen duke shfrytëzuar edhe këta punonjës policie”, tha Vokshi.

Ajo tha se Veliaj ka abuzuar me lejet e ndërtimit, me ujin, me gjithçka në këtë qytet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →