Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një reagimi në rrjetet sociale, ka përgëzuar Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Policisë së Shtetit dhe Policinë Kufitare, për operacionet e fundit.
Balla shprehet se falë goditjeve të fundit, janë arrestuar dhe proceduar 45 shtetas për vepra tëe ndryshme penale.
Postimi i Ballës:
Përgëzime Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, Policisë së Shtetit në Himarë, Vlorë, Fier, Tiranë, Elbasan, Durrës, Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastër, Dibër, si dhe Policisë Kufitare në Vlorë, Kakavije e Rinas, për goditjet e fundit, duke arrestuar/proceduar 45 shtetas për vepra të ndryshme penale.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co