ZV. kryeministri Bislim, pret Asociacionet Familjare të të Zhdukurve, thekson rëndësinë e “ndërkombëtarizimit të gjenocidit serb”

zv kryeministri bislim pret asociacionet familjare te te zhdukurve thekson rendesine e nderkombetarizimit te gjenocidit serb
zv kryeministri bislim pret asociacionet familjare te te zhdukurve thekson rendesine e nderkombetarizimit te gjenocidit serb

Zëvendëskryeministri Besnik Bislim ka pritur sot në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, përgjatë bisedës, fillimisht u përshëndet bashkërisht miratimi i rezolutës në muajin maj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”.

E njëjta dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

ZKM thotë se në këtë takim “u theksua rëndësia e ndërkombëtarizimit edhe të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, për të cilën organizatat mund të mbështeten plotësisht në përkrahjen e Qeverisë, si dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të saj për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës e vënia para drejtësisë e përgjegjësve të krimeve”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →