![Aksion i radhës në veri të Kosovës. Bastisje dhe gjetje armësh, detaje nga operacioni policor 2 aksion i radhes ne veri te kosoves bastisje dhe gjetje armesh detaje nga operacioni policor](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/aksion-i-radhes-ne-veri-te-kosoves-bastisje-dhe-gjetje-armesh-detaje-nga-operacioni-policor.jpg)
Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në veri, ku ka bastisur dy vende dhe ka gjetur armë.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nuk mund të japë detaje të tjera pasi “bastisja ende s’ka përfunduar”.
Ai ka konfirmuar gjetjen e armëve, megjithatë për sasinë ka thënë se do të ketë njoftim të mëvonshëm.
Policia pati aksion edhe të enjten në veri. Në fshatin Uglarë të Zubin-Potokut kapi granata dore e armë të gjata. Një person u arrestua.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co