Një helikopter Cougar dhe një grup efektivësh të Forcave Ajrore të Shqipërisë janë mobilizuar në kuadër të punës për shuarjen e një zjarri masiv që përfshiu tregun e rrobave të përdorura në Shkodër ditën e sotme.
Raportohte se menjëherë pas marrjes së njoftimit, helikopteri Cougar dhe një grup efektivësh të FA u janë bashkuar forcave zjarrfikëse në aksionin për shuarjen e zjarrit të rënë në lagjen Qafhardhi, në Shkodër rreth orës 19:00.
Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel vendor dhe qendror kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ndërsa aktualisht flakët janë nën kontroll.
Sakaq, forcat në terren po punojnë për normalizimin e situatës për të izoluar edhe vatrën e fundit
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co