Conte dhe Mourinho janë dy trajnerët “big” të lirë për momentin, por deri në fund të këtij sezoni situata pritet të “nxehet” akoma më shumë pasi Klopp dhe Xavi kanë njoftuar largimin e tyre në fund të këtij sezoni nga ekipet respektive. Conte mbetet një nga emrat më të lakuar për momentin, madje u fol se mund të ulej edhe në stolin e Barcelonës, por nga Spanja bëjnë me dije se tekniku italian i ka thënë “Jo” një propozimi të bërë nga presidenti Laporta.
Conte nuk ndryshon mendim në këtë pikë, është gati të rikthehet sërish në stol, por vetëm në Serie A. Ky refuzim përforcon edhe më shumë zërat që flasin se Conte ka gjetur akordin total me drejtuesit e Milanit për të marrë drejtimin e “djallit” në përfundim të këtij sezoni.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co