![Kazakistani vendos ndalimin e përkohshëm të eksporteve të sheqerit 2 kazakistani vendos ndalimin e perkohshem te eksporteve te sheqerit](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/kazakistani-vendos-ndalimin-e-perkohshem-te-eksporteve-te-sheqerit.jpg)
Ndalimi i përkohshëm i eksportit të sheqerit në Kazakistan hyri në fuqi më 14 qershor 2024.
“Ndalimi i përkohshëm i eksportit të sheqerit nga Kazakistani do të zgjasë deri më 31 gusht 2024. Kjo nuk vlen për tranzitin ndërkombëtar të sheqerit nga territori i republikës, si dhe për transportin e këtyre produkteve ndërmjet vendeve që janë anëtarë të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik”, tha ministria në një deklaratë.
Vendimi për vendosjen e ndalimit të përkohshëm u mor për shkak të rritjes së kërkesës së brendshme për sheqer si nga popullsia ashtu edhe nga konsumatorët industrialë në Kazakistan gjatë verës.
Sipas ministrisë, rezervat e disponueshme të sheqerit janë më se të mjaftueshme për të plotësuar kërkesën për sheqer deri në korrjen e re në vend.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co