Ushtria ruse bombardon Ukrainën, vdesin tre persona e plagosen pesë të tjerë

ushtria ruse bombardon ukrainen vdesin tre persona e plagosen pese te tjere
ushtria ruse bombardon ukrainen vdesin tre persona e plagosen pese te tjere

Tre persona u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën nga bombardimet ruse në Ukrainë. Sulmet ndodhën në fshatin Ulakly në rajonin lindor të Ukrainës, Donetsk.

Guvernatori lokal Vadym Filashkin në një postim në platformën Telegram, shkruan se “Fshati u godit nga municione thërrmuese.

Ndërtesat administrative, një shtëpi private, një dyqan dhe tetë makina janë dëmtuar”.

Të premten presidenti i Rusisë propozoi armëpushim në Ukrainë, por u hodh poshtë nga kreu i qeverisë ukrainase, Volodymyr Zelensky, si dhe nga liderët e tjerë të botës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →