![Aksidenti me pasojë vdekjen në Durrës, identifikohet viktima, policia: Autori “braktisi” vendngjarjen, kërkime intensive për kapjen e tij 2 aksidenti me pasoje vdekjen ne durres identifikohet viktima policia autori braktisi vendngjarjen kerkime intensive per kapjen e tij](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/aksidenti-me-pasoje-vdekjen-ne-durres-identifikohet-viktima-policia-autori-braktisi-vendngjarjen-kerkime-intensive-per-kapjen-e-tij.jpg)
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur pak më parë në lagjen 13, Durrës.
Bëhet me dije se viktima është identifikuar, ndërsa drejtuesi i automjetit pasi ka përplasur të moshuarin, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Blutë njoftojnë se vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Njoftimi:
Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.
Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co