Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia nis hetimet

gjendet pa shenja jete nje person ne gjilan policia nis hetimet
gjendet pa shenja jete nje person ne gjilan policia nis hetimet

Është gjetur pa shenja jete një person tek penda e fshatit Livoq i Epërm, në  Gjilan.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i rajonit të Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka theksuar se rasti është  në  hetime.

“Më datën 15.06.2024 rreth orës 12:47 Stacioni Policor Gjilan ka pranuar informacion se tek penda e fshatit Livoq i Epërm një person mashkull i moshës madhor në murin e kësaj pende është i shtrirë dhe dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë Osmani.

Ai shtoi se nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është  pa shenja jete.

Osmani tutje njoftoi në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante, hetues rajonal, forenzika rajonale, prokurori i shtetit, njësiti i zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës.

“Hetues rajonal në bashkëpunim me prokurorin e shtetit kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në sqarim dhe ndriçim të rrethanave të rastit”, përfundon Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →