Pelegrinët myslimanë janë mbledhur në malin Arafat në Arabinë Saudite perëndimore për të kryer shtyllën më të madhe të Haxhit. Në kuadër të Haxhit, pelegrinët në Mekë vazhdojnë udhëtimin e tyre shpirtëror duke vizituar vendin e rëndësishëm Jabal al-Rahman (Mali i Mëshirës), e cila është një kodër shkëmbore brenda fushës së malit Arafat, e vendosur afër 20 kilometra në lindje të Mekës.
Haxhinjtë do të kalojnë tërë ditën në pllajën e Arafatit duke u lutur vazhdimisht dhe duke i kërkuar Allahut falje dhe mëshirë. Më pas ata do të zbresin përsëri në Muzdalife, në gjysmë të rrugës midis Arafatit dhe Minas, ndërsa më vonë do të kthehen në Mina për të marrë pjesë në hedhjen simbolike me gurë ndaj djallit.
Rituali është një rikrijim i vrasjes me gurë të djallit nga profeti Ibrahim në tre vendet ku thuhet se djalli është përpjekur të largojë profetin Ibrahim nga bindja e urdhrit të Zotit për të sakrifikuar djalin e tij.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co