Përfaqësuesja e Ministrisë së Jashtme ruse: Idetë e Putinit duhet të diskutohen për të shpëtuar botën

perfaqesuesja e ministrise se jashtme ruse idete e putinit duhet te diskutohen per te shpetuar boten
perfaqesuesja e ministrise se jashtme ruse idete e putinit duhet te diskutohen per te shpetuar boten

Pjesëmarrësit në konferencën e Ukrainës në Zvicër duhet të diskutojnë propozimet e paqes të presidentit rus Vladimir Putin nëse duan të “shpëtojnë botën”.

Kështu ka deklaruar për agjencinë e lajmeve TASS përfaqësuesja zyrtare e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

“Nëse konferenca në Zvicër synon të shpëtojë botën, atëherë diskutoni propozimin e Vladimir Putin. Presidenti rus ka thënë gjithçka dhe ka treguar rrugën e vërtetë drejt paqes. Vetëm ata që nuk duan paqen nuk mund të shohin, nuk mund të kuptojnë”.

Zyra e presidentit ukrainas Vladimir Zelensky tashmë e ka hedhur poshtë nismën e presidentit rus.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →