Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi, i ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24, ka komentuar edhe mbi SPAK dhe çështjet nën hetim.
Baçi u shpreh se është e vështirë të kesh besim tek Prokurorët e SPAK, sepse ka çështje të cilat janë hetuar në mënyrë sipërfaqësore por edhe janë vonuar.
Lidhur me çështjen e inceneratorëve, opozita e ka ndihmuar SPAK se në kemi dërguar me prova dhe fakte të gjithë skemën e asaj afere, po SPAK përse nuk veproi por e vonoi dhe lejoi Ahmetajn edhe të largohej nga vendi, pra si të kem besim tek SPAK unë, u shpreh Baçi.
Pjesë nga fjala e Baçit:
Në SPAK ekzistojnë prokurorë që nuk e meritojnë të jenë aty, sepse ka çështje që nuk janë hetuar ose janë marrë përciptazi.
Përveç çështjes së Berishës, kemi inceneratorët që janë afera më e madhe, opozita e ka ndihmuar SPAK ata kanë vepruar pas denoncimit tonë, pra nuk kanë nisur hetime nga indicie të tjera.
Madje arrestimet nga radhët e PS kanë qenë të vonuara sepse opozita ka denoncuar me fakte dhe prova.
Opozita i kishte dërguar të gjitha faktet dhe provat lidhur me aferën e inceneratorit, pra përse SPAK priti dhe lejoi që Ahmetaj të largohej nga vendi e pastaj të veproj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co