Deputeti i PD Luan Baçi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka komentuar faktin që PD shpesh herë ka kërkuar qeveri teknike.
Baçi theksoi se në një vend si Shqipëria, për të pasur zgjedhje të lira e demokratike, nevojitet qeveri teknike. Baçi tha se Komisioni Hetimor Antikorrupsion është thjesht një fasadë e qeverisë.
Luan Baçi: Qeveria teknike është e domosdoshme për zgjedhje të lira dhe të ndershme në këtë vend. Kështu ndodh edhe në Maqedoninë e Veriut. Kjo qeveri mundohet të bëjë makijazh, duke u munduar që të bëjë pis opozitën. Komisioni Hetimor Antikorrupsion për mua është fasadë.
Kjo është tekë e mazhorancës, e Ramës, që çohet në mëngjes dhe thotë do të ngremë Komision Hetimor Antikorrupsion dhe 6 anëtarë do kemi ne e 5 do ketë opozita. Kjo është e papranueshme për Shqipërinë.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co