Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit, për t’i dhënë vulën dhe logon e PD-së, Sali Berishës.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Baçi cilësoi Bashën si të paaftë dhe dashakeqës, sepse sipas tij, ish-kreu i PD përpara se Gjykata të jepte vendimin lidhur me vulën e PD, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se do të respektonin vendimin cilido që të ishte ai.
Ndërsa ditën që Gjykata vendosi për vulën, reagimi i Bashës dhe grupimit të tij ndryshoi tërësisht, pra ka treguar dashakeqësi për PD, u shpreh Baçi.
Më tej ai shtoi se ‘Non grata’ e Berishës është një lobim i Ramës dhe kjo sipas Baçit u faktua edhe në vijim pas të gjitha skandaleve dhe ngjarjeve që ndodhën.
Ndërkohë sa i përket kreut të PD, Baçi u shpreh se nuk duhej të nxitonin për të zgjedhur dikë tjetër, pasi është Berisha.
Pjesë nga fjala e Baçit:
Deri më tani pra para vendimit të Gjykatës për PD, ja kisha lënë fajin paaftësisë, por me lëvizjet e fundit e shoh edhe dashakeqas Bashën.
Pa u shpallur vendimi, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës, cilido qoftë ai.
Por në momentin që Gjykata foli, Basha reagoi ndryshe edhe grupimi i tij ndryshoi qëndrim.
Por të nesërmen punëdhënësi u dha urdhër, pra Rama.
Ramës nuk i inetreson që PD të jetë kështu, sepse në 14 maj Rama e pa se ça i ndodhi, shumë demokratë nuk votuan fare sepse bojkotuan për faktin që PD ishte e ndarë në dy grupe.
Berisha i vlerëson marrdhëniet me Amerikën, e kemi aleat strategjik.
Berisha e kundërshtoi këtë ‘Non grata’ se s’kishte fakte, qytetarët i qëndruan në krah Berishës, sepse u kuptua që ishte një lobim i Ramës.
Demokratët e kanë zgjedhur si lider të PD, Berishën.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co