Ish-deputeti i PS-së Bardhyl Agasi, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa foli për Moikom Zeqon, intelektuali që iku nga kjo botë 4 vite më parë, të cilën e ka pasur edhe mik që në fëmijëri.
Agasi theksoi se pengu më i madh i Moikomit ishte fakti që ai mbeti pa punë për një periudhë tepër të gjatë, prej 15 vitesh. Sipas Agasit, ishte e trishtë që një njeri me kapacitet intelektual si Moikom Zeqo të lihej pa punë për një periudhë kaq të gjatë kohore. Ndërsa, Agasi shpjegon se Moikomi ishte një njeri vërtetë i mençur dhe i ndershëm.
Bardhyl Agasi: Papunësia e ka mërzitur Moikomin shumë. E them me bindje të plotë, sepse ai e shfaqte. U la në harresë, nuk e di, nuk e kuptoj këtë gjë. Ai ishte figurë e tillë, që….Më lër të të them një ngjarje që m’u kujtua. U bë një samit i madh në Stokholm të Suedisë pr holokaustin. Delegacionin tonë e kryesonte Makbule Çeço, në delegacion kam qenë unë, ka qenë Moikomi, ka qenë një gazetar i njohur Naim Zoto etj. Gjatë pushimit, na çuan në një muze për Lindjen e Mesme, por kryesisht për Egjiptin. Na shpjegonin aty se çfarë ishin secila relike.
[embedded content]
Moikomi u afrua të dëgjojë më mirë. I thashë Makbule Çeços që ai personi që shpjegonte dhe Moikomi do ndryshojnë shpejt vendet, do të bëhet ciceron Moikomi. Moikomi ndërhyri disa herë në mënyrë dashamirëse dhe ciceroni e vuri re se ai kishte njohuri për Lindjen e Mesme dhe Egjiptin. Ciceroni, kur pa se Moikomi kishte njohuri, i shkoi afër dhe i tha që mund të flasësh. Profecia ime doli dhe iu thashë që do të dilte, duke ditur njohuritë e tij të gjera. Ata e respektuan, ia lanë vendin. Moikomi ishte njeri familjar, ishte shumë i ndershëm. Unë e ngacmoja shpesh herë. Ishte stoik dhe shumë serioz. Merrte me seriozitet çdo gjë. Moikomi nuk sajonte dot as edhe një gënjeshtër, aq i ndershëm ishte.
(d.xh-Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co