Shumë i lumtur u shfaq tekniku i kombëtares spanjolle Luis de la Fuente, pas fitores bindëse 3-0 që skuadra e tij arriti me Kroacinë.
“Jam shumë I lumtur për këtë fitore. Ky është një grup ambicioz, një familje e madhe. Mbi të gjitha jam I kënaqur me skuadrën, pasi për asnjë moment nuk e uli tempin e lojës.Megjithatë ishte vetëm ndeshja e pare, nga nesër duhet të mendojmë për Italinë”, përfundoi tekniku spanjoll.
Spanja do të luajë me Italinë, për raundin e dytë të Grupit B, në datë 20 Qershor.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co