Sport

“Nuk ia dolëm, skuadra luajti siç doja unë”, Sylvinho pas ndeshjes: Djemtë të shijojnë Europianin, fokusin përpara

nuk ia dolem skuadra luajti sic doja une sylvinho pas ndeshjes djemte te shijojne europianin fokusin perpara
nuk ia dolem skuadra luajti sic doja une sylvinho pas ndeshjes djemte te shijojne europianin fokusin perpara

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho doli në konferencë pas humbjes 2-1 ndaj Italisë në Euro 2024.

“I zhgënjyer për rezultatin, i kënaqur për paraqitjen e Kombëtares. Nuk bëm mirë 25 minutat e para, ishin të vështira për ne. Deri në moment të fundit ishim aty në lojë për barazimin.

Kjo mund të ndodhë çdo skuadre, sidomos kur luan me ekipe të nivelit të tillë, mund të jenë të gjitha, qoftë ngarkesa emocionale apo të gjitha.

Fillimisht dua të falenderoj të gjithë shqiptarët që ishin këtu, kishte shumë. Nuk do të harrojmë që kemi bërë rrugëtim fantastik me sakrifica për të arritur këtu. Punojmë 12 orë në ditë për të gjithë, për të fituar. Sigurisht i kam thënë futbollistëve të shijojnë në maksimum për të luajtur në finalet e një Europiani”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts