Kryeministri Edi Rama ishte në Dortmund për të ndjekur nga pranë ndeshjen Itali-Shqipëri.
Ai shoqërohej edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila siç shihet në këto foto është veshur kuqezi.
Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pranë kryeministrit Rama ndodhet edhe ish-deputeti socialist, Alket Hyseni.
![FOTO/ Rama në tribunë për të mbështetur kombëtaren, ministrat që e shoqëronin 2 142350f2 93c5 4a99 Bde1 Dd50ee714098](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/foto-rama-ne-tribune-per-te-mbeshtetur-kombetaren-ministrat-qe-e-shoqeronin.jpg)
Ndërkohë, në stadium ishin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si ministrat Taulant Balla, Igli Hasani apo Ogerta Manastirliu.
![FOTO/ Rama në tribunë për të mbështetur kombëtaren, ministrat që e shoqëronin 3 6f897d99 Ab8a 4508 Ae68 0b25fbcbe6b1](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/foto-rama-ne-tribune-per-te-mbeshtetur-kombetaren-ministrat-qe-e-shoqeronin-1.jpg)
Shqipëria u mbosht me shifrat 2:1 nga Italia. Kuqezinjtë kaluan të parët në avantazh me Nedim Bajramin në sekondën e 24 të ndeshjes. Ky është goli më i shpejtë në historinë e Europianit.
![FOTO/ Rama në tribunë për të mbështetur kombëtaren, ministrat që e shoqëronin 4 B40231b4 58c2 401f 988f 1b0cca32d480](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/foto-rama-ne-tribune-per-te-mbeshtetur-kombetaren-ministrat-qe-e-shoqeronin-2.jpg)
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co