Meta uron Kurban Bajramin nga Kavaja: Sot Festë e Shenjtë, do t’u kthejmë pronat komuniteteve fetare

meta uron kurban bajramin nga kavaja sot feste e shenjte do tu kthejme pronat komuniteteve fetare
meta uron kurban bajramin nga kavaja sot feste e shenjte do tu kthejme pronat komuniteteve fetare

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

Meta ka uruar këtë festë të shenjtë nga qyteti i Kavajës.

[embedded content]

“GËZUAR KURBAN BAJRAMIN! 🤲🇦🇱

Kënaqësi t’ju uroj këtë Festë të Shenjtë, simbol të sakrificave dhe humanizmit, pikërisht nga Kavaja, qyteti simbol i traditave dhe vlerave”, uron Meta.

Presidenti i PL theksoi se Partia e Lirisë, në 100 ditët e para të qeverisë do të kthejë pronat e komuniteteve fetare.

“Ju uroj shqiptarëve të Kavajës dhe mbarë trojeve gëzuar këtë festë që na bënë bashkë dhe që na kujton se sakrificat duhen njohur dhe të mirat duhen ndarë në mënyrë të përbashkët, që të plotësojmë solidaritetin dhe harmoninë në komunitetet tona. Gjej rastin për të konfirmuar vendosmërinë e PL për të kthyer të gjitha pronat e komuniteteve fetare, sepse është krim që për 34 vite ka grabitje të tokave të komuniteteve fetare për shkak të korrupsionit. Do ju kthejmë pronat komuniteteve fetare”, tha Meta.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →