E kemi quajtur si një ndër figurat politike me më shumë karizëm. Kjo sepse Dash Shehi ka ditur të jetë një politikan, që mbizotërohet nga gjuha popullore.
Në gjithë këto vite që ka qenë pjesë e politikës, Shehi ka treguar se më shumë ka bërë miq sesa armiq në politikën shqiptare. Dhe kjo foto tregon edhe njëherë më së miri këtë fakt.
Këtë javë deputeti ka mbërritur në Parlament në një kohë me kolegen nga kampi i Partisë Socialiste, Milva Ekonomi. Ashtu si duket edhe foto e shkrepur nga paparaci ynë, deputeti Shehi e ka mbajtur me muhabet në atë pak hapa që të dy po bënin së bashku deri tek selia e Parlamentit.
Nga ana tjetër, edhe ish-ministrja dukej një dëgjuese e mirë që shoqëron në bisedë kolegun e saj, ndonëse sytë nuk i ka ngritur për asnjë moment.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co