“Llogaritë do të bëhen në fund”, Hysaj beson ende: Asgjë nuk është e pamundur

llogarite do te behen ne fund hysaj beson ende asgje nuk eshte e pamundur
llogarite do te behen ne fund hysaj beson ende asgje nuk eshte e pamundur

Elseid Hysaj, anësori kuqezi, në një intervistë për TuttomeracoWeb, analizoi sfidën me Italinë, pranoi që ndaj “azzurrëve” duhet të ishin treguar më të kujdesshëm, por beson se Shqipëria mund të përmirësojë në vijim, duke nisur nga takimi kundër Kroacisë:

Elseid Hysaj, si po ke vuajtur kaq shumë pas avantazhit fillestar?
“Italia pati një reagim shumë të fortë. Ata ishin të mirë sepse i krijuan ato dy aksione dhe i shndërruan në gola. Ne patjetër duhej të ishim pak më të kujdesshëm, por do të përpiqemi të përmirësohemi në ndeshjet e ardhshme”.

Çfarë drejtimi ka marrë ky grup? Si e shihni atë?
“Grupi mund të ndryshojë në çdo moment, siç e kemi parë që mund të kishim barazuar edhe në minutën e fundit dhe ndeshja mund të kishte ndryshuar. Ne duhet të shpresojmë dhe të mos humbasim besimin. Ne do të bëjmë llogaritë në fund.”

Tani për ju, ndeshja për të fituar është ajo e radhës kundër Kroacisë…
“Dy ndeshjet e ardhshme janë të dyja të vështira për t’u fituar, ne duhet të marrim ndeshje pas ndeshjeje dhe do të shohim se çfarë mund të bëjmë kundër Kroacisë”.

E prisnit këtë reagim nga Italia?
“Nga Italia po sepse ata janë kampionët në fuqi, ata janë një ekip i fortë dhe mund të presësh një reagim të tillë nga Italia. Ata kanë kampionë që mund të ndryshojnë lojën.”

Tani bëhet e vështirë…
“Por asgjë nuk është e pamundur, ne duhet të besojmë në të siç bëmë në eliminatore”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →