Policia gjermane ka qëlluar me armë një burrë të pajisur me sëpatë në Hamburg, përpara ndeshjes së Polonisë me Holandën në Euro 2024.
Incidenti thuhet të ketë ndodhur në Reeperbahn – një lagje e njohur argëtuese në qendër të qytetit të Hamburgut, përpara ndeshjes së Polonisë me Holandën.
Sipas autoriteteve lokale, burri thuhet se ka kërcënuar oficerët e policisë me një “sëpatë dhe një mjet ndezës” përpara se të qëllohej.
Policia e Hamburgut tha në X: “Në #StPauli aktualisht është një operacion i madh policor.
“Sipas konstatimeve fillestare, një person ka kërcënuar punonjësit e policisë me sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co