Një sërë instalimesh artistike, skulpturash dhe projeksionesh, po ndriçojnë netët e errëta të shkurtit në kryeqytetin danez. Festivali i dritave në Kopenhagen i ka dhënë tashmë kryeqytetit një tjetër pamje.
Peter Brandsholm, IT në Kopenhagen: “Mendoj se kjo më jep mundësi të shoh art në hapësirë publike, me pamjen e Kopenhagenit që ndryshon nga drita. Është një mënyrë e mirë për ta parë qytetin me tjetër dritë.”
Ole Samsoe, teknik i dritave: “Festivali i Dritave në Kopenhagen është një ide e shkëlqyer. Është një ide shumë e mirë për Kopenhagenin. Ju e shihni Kopenhagenin në një këndvështrim të ri. Papritur keni gjithë këtë dritë kudo. Të gjitha këto ndërtesa ikonike mund t’i shihni në një këndvështrim krejtësisht të ri. Na pëlqen vërtet shumë.
”Edicioni i shtatë i këtij festivali ka nisur më 2 shkurt dhe do të vijojë të ndriçojë qytetin deri më 25 shkurt. Në festival marrin pjesë artistë nga Danimarka dhe e gjithë bota.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co