Pas bllokimit të gomones në Palasë, e cila kishte prekur perimetrin e sigurisë në ujë duke rrezikuar jetën e qytetarëve, ka reaguar ministri i Brendshëm Taulant Balla.
Balla shprehet se Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit nga Ksamili në Velipojë.
Gjithashtu u ka bërë thirrje pushuesve të denoncojnë çdo rast shkeljeje.
Postimi i Ballës:
Policia Kufitare dhe Njësia Policore detare duhet të rrisin vigjilencën për të garantuar paprekshmërinë e perimetrit të sigurisë në plazhet e gjithë vendit. Përgëzime Policisë Kufitare dhe Njësive Policore detare nga Ksamili deri në Velipojë, për reagimin në kohë ndaj rasteve të shkelësve. Nxis publikun të denoncojë çdo rast
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co