Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje Kosovës, pas deklaratave nga SHBA dhe BE kundër mbylljes së strukturave ilegale serbe në Kosovë dhe nxjerrjes nga qarkullimi të dinarit serb, hapa që janë quajtur të nxituar dhe të pa konsultuar me partnerët ndërkombëtarë.
Në një postim në rrjetin social “X” Rama u shpreh se pavarësisht se Kosova duhet të koordinohet me partnerët, nuk duhet harruar e drejta e saj për të zbatuar Kushtetutën.
Rama madje ka kërkuar që pas sulmit të ndodhur në Banjskë, të mbahet ekuilibri.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co