![Dëmtuan makina dhe qëlluan me armë në ajër/ Sherr masiv në Tiranë, shpallen në kërkim katër persona 2 demtuan makina dhe qelluan me arme ne ajer sherr masiv ne tirane shpallen ne kerkim kater persona](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/demtuan-makina-dhe-qelluan-me-arme-ne-ajer-sherr-masiv-ne-tirane-shpallen-ne-kerkim-kater-persona.jpg)
Polica njofton se janë shpallur në kërkim katër persona në Tiranë.
Blutë njoftojnë se katër shtetasit janë përfshirë në një konflikt, si pasojë e të cilit janë dëmtuar 2 automjete si dhe u qëllua me armë zjarri në ajër.
“Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse)”, njofton policia.
Njoftimi i plotë:
Gjithashtu po punojnë për kapjen e shtetasve P. E., 47 vjeç, E. E., 18 vjeç, O. H., 33 vjeç, dhe A. B., 39 vjeç.
Shtetasit O. H., dhe A. B., më datë 14.06.2024, rreth orës 23:15, kanë shkuar në ambjentet e një objekti në administrim nga shtetasi F. E., dhe për motive të dobëta, kanë kanosur me fjalë rojën e objektit, shtetasin S. A., janë konfliktuar fizikisht me shtetasit P. E., F. E., dhe E. E., e gjatë konfliktit dyshohet se njëri prej tyre ka qëlluar në ajër me armë zjarri.
Më pas shtetasit e përfshirë, janë munduar të fshehin ngjarjen nga Policia. Gjatë konfliktit janë dëmtuar 2 mjetet e personave të përfshirë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu çifte, dhe 1 shotgun, (të cilat janë me leje nga organet përkatëse).
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co