Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se është e rëndësishme që një vendim të merret shpejt sa i përket zgjedhjes së lidershipit të ri evropian pas zgjedhjeve të PE, sepse “po jetojmë në kohë të vështira”, raportoi Reuters.
“Duke pasur parasysh që platforma politike që deri më tani ka mbështetur Presidentin (von der Leyen) në parlament ka edhe një herë shumicën, besoj se do të jetë e mundur të gjendet shpejt një zgjidhje e arsyeshme”, tha ai.
“Është e rëndësishme që një vendim të merret shpejt, sepse po jetojmë në kohë të vështira dhe është e rëndësishme të dimë se çfarë i pret e ardhmja Evropës”, theksoi Scholz.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co