Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, në emisionin “Open” në News24, tha se Shqipërisë dhe shqiptarëve i duhet një PD e fortë, me një ekip fushate dhe kandidati për Kryeministër që ngjall besimin për qytetarët shqiptarë, pa përjashtuar askënd.
[embedded content]
Bardhi tha se nëse më pyet mua nëse duhet të zgjidhet mes Edi Ramës apo Sali Berishës, atëherë unë do ti thoja shqiptarëve që pavarësisht gabimeve që ka bërë Berisha, ai është zgjedhja më e mirë.
“Dallimi kryesor mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është se Berisha qëndroi në pushtet sa kohë e votuan shumica e shqiptarëve, ndërsa Edi Rama bëri pakt me bandat dhe krimin dhe mban pushtetin. E patë ju se kush ia bëri fushatën Edi Ramës? Ja atë Arben Ndokën kishte në Lezhë, këto janë njerëzit që bënin fushatën e Ramës dhe ai mban pushtetin në aleancë me krimin”, tha Bardhi.
[embedded content]
Ai tha se PD nuk i është dorëzuar krimit të organizuar dhe kjo është një arritje e madhe e opozitës. “Nuk kemi asnjë lidhje me krimin e organizuar, as do të kemi ndonjë lidhje të tillë”, tha Bardhi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co