19-vjeçari, Din Huijsen po shijon pushimet e tij, teksa Spanja, pasi e bindi që të zgjedhë ata dhe jo Holandën gjithsesi nuk i dha një shans për të qenë në Europianin që po luhet në Gjermani.
Gjithsesi, qendërmbrojtësi i Juventusit, pasi ka mbyllur aventurën e tij në huazim te Roma nuk është se po e vuan shumë këtë, duke qenë se ai është parë që të shijojë pushimet në Mikonos me të dashurën e tij, pornostaren italiane, Martina Smeraldi.
Çifti duket shumë i dashuruar dhe fotot e tyre kanë bërë xhiron e uebit, por ndërkohë Huijsen është parë shumë edhe duke folur në telefon.
Arsyeja mund të jetë Zhoze Murinjo, i cili siç e bindi që ta ndjekë te Roma, tani e kërkon në aventurën turke te Fenerbahçe, ndonëse vështirë se ata janë gati të shpenzojnë 30 milionë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co