Bashkimi Evropian ka zgjatur edhe një herë sanksionet ekonomike kundër Rusisë për shkak të aneksimit të Krimesë.
Sipas një deklarate të lëshuar nga Këshilli i BE-së të hënën, është marrë vendimi për zgjatjen e sanksioneve deri më 23 qershor 2025.
Masat kufizuese, të prezantuara për herë të parë në qershor 2014, përfshijnë një sërë ndalimesh, duke përfshirë importin e produkteve me origjinë nga Krimea ose Sevastopol në BE, investimet në infrastrukturë ose shërbime financiare në këto territore, ofrimin e shërbimeve turistike në Krime dhe Sevastopol.
Për më tepër, sanksionet e BE-së gjithashtu kufizojnë eksportin e mallrave dhe teknologjive të caktuara për kompanitë e Krimesë ose për përdorim në Krime në sektorët e transportit, telekomunikacionit dhe energjisë, si dhe për kërkimin dhe nxjerrjen e naftës, gazit dhe burimeve minerale.
(A.A/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co