Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida, ku një 19-vjeçar me origjinë greke, ka vrarë prndërit dhe më pas ka qëlluar edhe kundër një oficeri policie.
I riu i identifikuar si Christos Alexandros Themelis Jr, vrau fillimisht babanë e tij 51-vjeçar, Christos Byrons Themelis brenda shtëpisë së tyre dhe më pas nënën e tij 48-vjeçare Rebeça Ann Themelis në bar, në oborrin e përparmë, përpara policisë.
Policia është njoftuar nga nëna, e cila është qëlluar në pjesën e pasme të kokës ndërkohë që ishte duke folur me qendrën operative.
Pas mbërritjes së policisë, autori ka qëlluar edhe mbi efektivët, duke plagosur në këmbë njërin prej tyre.
Ndërkohë 19-vjeçari Themelis u qëllua gjatë shkëmbimit të zjarrit nga policët e tjerë dhe ai i plagosur rëndë, u fut sërish në shtëpi. Ekipi SËAT i Sherifit hyri në shtëpi pak më vonë dhe gjeti Themelis dhe babanë e tij të vdekur nga plagët me armë zjarri.
Mendohet se Themelis ka vdekur nga plagët që ka marrë në shkëmbimin e zjarrit.
Ndërsa polici i plagosur ndodhet në gjendje stabël . Ai iu nënshtrua një operacioni të dielën në mëngjes për të hequr plumbin nga këmba e tij.
“Si kishte akses në armë zjarri që i mundësoi të krijonte një tragjedi sonte?”, pyeti polici, duke e quajtur sulmuesin “përbindësh”, pasi siç doli, për shkak të incidenteve të mëparshme, atij i ishte ndaluar të posedonte armë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co