Në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti u zhvillua një “përplasje” live mes një denoncuese dhe një 32-vjeçareje. Kjo e fundit ka marrë 21 milionë lekë borxh në emër të shoqes së saj, kredi që nuk e ka shlyer.
32-vjeçarja tha në emision se shoqes i ka lekë borxh dhe se pjesë-pjesë do ja jap paratë. “Unë e kam si motër dhe lekët do ja jap pjesë-pjesë. Veshkën time do ta shes e lekët do ja jap”, tha 32-vjeçarja. Ndërsa, denoncuesja tha se nuk ka besim tek ky premtim, pasi 32-vjeçarja edhe më parë i ka bërë të tilla premtime dhe nuk e ka mbajtur fjalën.
32-vjeçarja: Unë shoqes i kam dhënë 1 milion lekë më 20 maj, kisha mundësi që t’ja çoj një shumë tjetër. I thashë më prit disa ditë se nuk i kisha mundësitë. Shoqja ime e di shumë mirë situatën. Unë i kam thënë shoqes që do i laj me patjetër. Ka 9 vite që e njoh shoqen time. Nuk i kam shlyer për çdo muaj, se nuk kam mundësi ekonomike. Isha e rregullt njëfarë kohe, pastaj nuk kisha mundësi ekonomike. Burri im është në dijeni të borxheve tani, më parë nuk ka qenë në dijeni. Gabimi është i imi. Unë do ja jap pjesë-pjesë borxhin. Do hyj në punë dhe do shlyej borxhin. Shoqen e kam si motër, sepse ajo më ka ndihmuar shpirtërisht. Brenda kësaj jave ose javës tjetër unë do i jap një pjesë të parave.
Shoqja: Nuk kam besim. Kjo sepse gjithë kohës kështu ka thënë gjithmonë. Unë deri të premten kam afat se më vjen banka e mund të më sekuestrojë banesën.
32-vjeçarja: E di që nuk ka besim, por unë veshkën time do ta shes e gjakun do ta shes, vetëm që ta shlyej paratë. Kur unë do jap një pjesë të parave, do të çoj një mesazh.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co