Barcelona po jeton muajt e fundit nën drejtimin e Xavit. Trajneri i njohur do të largohet në fund të sezonit dhe katalanasit nuk po humbasin kohë, teksa drejtuesit kanë nisur nga puna për gjetjen e pasuesit. Një alternativë për pankinën është Thiago Motta, teknik i cili aktualisht stërvit Bolognan.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco është pyetur për këtë temë, në një intervistë të dhënë.
“Për momentin nuk kemi folur me asnjë trajner. Ne jemi ende duke e tretur largimin e tij. Vendimi do të merret nga gjithë klubi, jo vetëm një person vendos. Kush vjen duhet të ndjekë një linjë pune dhe vështirë se do të pranojmë një ekip që nuk luan mirë dhe nuk dëshiron ta mbajë topin. Do të nisemi nga ajo ide, pastaj çdo trajner ka karakteristikat e veta, por kush vjen duhet të ketë ambicie dhe uri për të bërë gjëra të mëdha. Motta? Unë nuk e ndjek shumë punën e Motta-s, sepse ai nuk është në një ekip italian që zakonisht e shikoj” – Tha Deco.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co