![Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbërriti në Uashington, ja arsyeja e vizitës 2 sekretari i pergjithshem jens stoltenberg mberriti ne uashington ja arsyeja e vizites](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/sekretari-i-pergjithshem-jens-stoltenberg-mberriti-ne-uashington-ja-arsyeja-e-vizites.jpg)
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak se një muaj përpara se aleanca perëndimore të mblidhet në takimin e saj vjetor në kryeqytetin amerikan.
Ndërsa Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut shënon 75 vjetorin, Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg mbërriti në Uashington për diskutuar planet për takimin e korrikut, ku do të flitet për vazhdimin e mbështetjes për Ukrainën në luftën kundër agresorit rus.
Presidenti Joe Biden e vlerësoi punën e aleancës duke thënë se një “numër rekord” vendesh po përmbushin angazhimin ndaj NATO-s për të shpenzuar për mbrojtjen të paktën 2 për qind të prodhimit të brendshëm.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co