Kryediplomati francez: Tragjedia në Gaza të përfundojë sa më shpejtë. E vetmja zgjidhje krijimi i dy shteteve

kryediplomati francez tragjedia ne gaza te perfundoje sa me shpejte e vetmja zgjidhje krijimi i dy shteteve
kryediplomati francez tragjedia ne gaza te perfundoje sa me shpejte e vetmja zgjidhje krijimi i dy shteteve

Ministri i Jashtëm francez Stephane Sejourne bëri thirrje që “tragjedia” në Gaza të përfundojë gjatë një vizite të hënën në Jerusalem, në nisje të një turneu katër-ditor në rajon. Sejourne bëri thirrje gjithashtu për respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar nga të gjitha palët, si dhe për një armëpushim të menjëhershëm, nga i cili ai tha se do të përfitojnë civilët dhe pengjet e Gazës.

Tre shtetas francezë janë ende mes pengjeve të mbajtura në enklavën palestineze që kur u kapën nga militantët e Hamasit në sulmin e tyre më 7 tetor në Izraelin jugor. Ministri francez, vendi i të cilit planifikon të vendosë sanksione kundër kolonëve izraelitë që kryejnë akte dhune në Bregun Perëndimor, tha gjithashtu se disa liderë politikë në Izrael duhet të përmbahen nga nxitja e urrejtjes ndaj palestinezëve.

Ai tha se zhvendosjet e detyruara ose në Gaza ose në Bregun Perëndimor duhej të parandaloheshin dhe rinovoi thirrjet franceze për një zgjidhje të konfliktit me dy shtete. Sejourne, i cili u takua me homologët egjiptianë, jordanezë dhe izraelitë, do të vizitojë Ramallah dhe Bejrut përpara se të kthehet në Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →