Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në mjediset e spitalit Infermi në Rimini me një pacient, që ishte në pritje të një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Gjithçka ndodhi pasditen e së enjtes, rreth orës 17:00, jashtë objektit, kur personi që mbeti viktimë e rrahjes vendosi të shëtiste jashtë spitalit për të pirë një kafe.
Ai kurrë nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të ndodhte më pas. Sipas asaj që ka rindërtuar policia (në bazë të dëshmisë së viktimës) një burrë iu afrua pacientit për t’i kërkuar një cigare. Me refuzimin e tij, sulmuesi i supozuar, i cili më pas u ndalua, u zemërua dhe filloi ta godiste pacientin me një tërbim kafshëror.
Burri dyshohet se ka kafshuar viktimën me dhëmbë, duke i shkëputur një pjesë të veshit dhe më pas e ka sulmuar me grushta dhe goditje në kokë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje pas denoncimit të punonjësit kujdestar, i cili duke parë një të plagosur ka kërkuar ndihmën e makinave të policisë. Viktima, me fytyrën dhe kokën tërësisht të mbuluar me gjak, kishte plagë në vetullën e syrit të majtë, si dhe gërvishtje në kokë dhe krah. Kur polici ka mbërritur, sulmuesi, shtetas i huaj, po largohej sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por u ndalua. Burri më pas u arrestua dhe u dërgua në burgun e Riminit.
Ai tani akuzohet se ka deformuar pamjen e personit duke i shkaktuar lëndime të përhershme në fytyrë. Agresori rrezikon nga 8 deri në 14 vjet burgim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co