Ndonëse janë bërë negociata e janë arritur edhe dy marrëveshje në Bruksel për atë se si do të hapet Ura e Ibrit, një gjë e tillë s’ka ndodhur. Porosia për Kosovën, pas paralajmërimeve për hapje, është që për diçka të tillë të arrihet dakordim në Bruksel ku prezentë duhet të jetë edhe pala serbe.
Zëdhënësi i Ambasadës së Gjermanisë në Prishtinë, Christian Boettcher, ka thënë se hapja e Urës së Ibrit është subjekt i dy marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut të lehtësuar dhe ka thënë se pavarësisht kësaj, Ura vazhdon të jetë e mbyllur për vetura.
“Hapja e urës së Mitrovicës është temë e dy marrëveshjeve të arritura nga palët në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja në vitin 2015 dhe 2016. Pavarësisht përpjekjeve të BE-së për lehtësimin ndër vite, ura mbetet e mbyllur për trafik”, ka thënë Boettcher për Express.
Ai tutje ka thënë se si një çështje e hapur që ka të bëjë me dialogun e Brukselit, vendimi për të duhet të merret në kuadër të dialogut, me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë.
“Duke qenë se kjo është një çështje që ka të bëjë me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, negociatat dhe çdo vendim në lidhje me Urën duhet të bëhet në kuadër të Dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Boettcher.
Zëvëndës Drejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, kishte dhënë përlajmërim që ura e Ibrit do të hapet shumë shpejt.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co