![Flakët pushtojnë kurorën e gjelbër të Mashkullorës 2 flaket pushtojne kuroren e gjelber te mashkullores](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/flaket-pushtojne-kuroren-e-gjelber-te-mashkullores.jpg)
Zjarri përpin kurorën e gjelbër në fshatin Mashkullorë, Bashkia e Gjirokastrës. Vatrat e zjarrit janë evidentuar në orën 13:00, kohë kur u njoftuan edhe ekipet zjarrfikëse, raporton gazetarja Brikena Metaj për Balkanweb.
Terreni i përfshirë nga flakët është kryesisht malor, çka e bën të vështirë ndërhyrjen e ekipeve të zjarrfikësve, veçanërisht në përdorimin e automjeteve.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash dhe shkurresh, ndërsa flakët ndodhen larg zonave të banuara.
Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 20 forca vullnetare, 6 punonjës mbështetës të PMNZSH, 11 zjarrfikës të PMNZSH.
Ekipet zjarrfikëse dhe ato vullnetare po mundohen të venë nën kontroll flakët me mjete rrethanore dhe pompa uji shpine, çka e bën më të vështirë situatën.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co