Rritja e pagave të administratës, Dilaveri: Do kënaqen patronazhistët dhe do shtohen servilët

rritja e pagave te administrates dilaveri do kenaqen patronazhistet dhe do shtohen servilet
rritja e pagave te administrates dilaveri do kenaqen patronazhistet dhe do shtohen servilet

Eksperti i ekonomisë, Flobens Dilaveri, e sheh rritjen e pagave si një të keqe për ata që janë mësuar të punojnë vetëm në administratën publike.

Në emisionin “Open” në Neës24, ai tha se kjo rritja e pagave do të bëjë më patronazhistë ata që janë patronazhistë, sikundër ata që nuk janë mësuar të punojnë jashtë mureve të administratës publike, do të jenë më të përulur, më servilë, do të mendohen dy herë para se të kundërshtojnë, sikundër do të firmosin më lehtë ato letrat që i vihen përpara.

[embedded content]

Dilaveri tha se prej vitesh nuk kemi pasur rritje apo indeksim pagash. Ai u shpreh se nuk sheh asgjë të keqe lidhur me rritjen e pagave, por nuk e sheh si një mundësi që në administratë të rekrutohen të rinj dhe të reja, përveç faktit se do të bëjë të ndjehen mirë ata që nuk janë mësuar të punojnë askund tjetër se përveç zyrave të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co