LIVE PORTUGALI-ÇEKI/ Dominim i plotë i luzitanëve, breshëri tentativash drejt portës (VIDEO)

live portugali ceki dominim i plote i luzitaneve bresheri tentativash drejt portes video

































Portugalia nis sot me ambicie të mëdha Euro 2024, ku shumëkush e sheh atë si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë turne. Megjithatë, përballë ka një ekip si Republika Çeke që jo rrallëherë në fazën finale ka bërë çudi.

Screenshot 2024-06-18 213432

Ashtu siç pritej, në ndeshjen e sotme do të jetë titullar nga minuta e parë me shiritin e kapitenit Kristiano Ronaldo, i cili mendohet se do të luajë turneun e tij të fundit madhor dhe dëshiron që të përsëritë historinë si 8 vite më parë kur ngriti lart trofeun.

LIVE PORTUGALI-ÇEKI 1-1

Hranaç 69′ / Provod 62′

NGJARJET KRYESORE

69′ GOOOOL PORTUGALIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Hranaç shkakon autogol, duke çuar peshë zemrat e tifozëve portugezë. (VIDEO) 

62′ GOOOL ÇEKIA 0-1/ Rezultat befasuesh, çekët kalojnë në avantazh me Provod, pas një aksioni model. Shtangen luzitatën e Kristiano Ronaldos (VIDEO)

60′ Çekia kryen dy zëvendësime, largohet Kuchta dhe Shik, në fushë Lingr dhe Çytil.

58′ Goditje dënimi për Portugalinë, provon Kristiano Ronaldo, por tentativa e tij ishte qëndrore dhe i ndal nga portieri (VIDEO)

54′ Portugalia rrit ndjeshëm presionin, Kristiano Ronaldo provon me kokë, por topi devijohet nga mbrojtësi dhe shkon në këndore. (VIDEO)

52′ Tenton edhe Bernardo Silva me një gjuajtje nga jashtë zonës, por topi shkon jashtë kuadratit.

47′ Portugalia e nis në sulm fragmentin e dytë të lojës, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në portën e Çekisë.

46′ Starton pjesa e dytë!

45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

39’ Leao niset në sulm në të majtën dhe rrëzohet në kufijtë e zonës, gjyqtari i tregon kartonin e verdhë për simulim. (VIDEO)

38’ Rast i rrallë ku Çekia shfaqet në sulm me një harkim për Shik, Ruben Dias largon rrezikun nga zona.

32’ Rast i artë për Ronaldon i cili gjuan para Stanek por gjen përgjigjen e këtij të fundit, teksa më pas është Vitinja i cili provon nga distanca, duke u ndalur nga portieri. (VIDEO)

26’ Bruno Fernandes këtë herë nga e djathta pason për Laon, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para portës.

24’ Bruno Fernades gjuan nga jashtë zonës, sfera devijohet lehtë dhe kalon mbi traversën e Stanek. (VIDEO)

22’ Ruben Dias del në sulm për të ndihmuar skuadrën, gjuajtja e tij devijohet në këndore nga mbrojtësit.

16’ Mendesh provon të gjejë portën me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë katërkëndorit.

12’ Leao përsëri nga e majta në fundore nis pasimin në qendër, pa gjetur askënd.

8’ Leao nga e majta harkon në zonë, Ronaldo gjuan me kokë por nuk gjen portën. (VIDEO)

3’ Dy aksione radhazi të portugezëve, harkimet në zonë nuk gjejnë Ronaldon.

1′ Nis dueli në Lajpcig.

FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia (3-5-2): Diogo Kosta; Dalot, Pepe, Ruben Dias; Zhoao Kanselo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Vitinja, Nuno Mendesh; Ronaldo, Leao.
Trajner: R. Martinez

Republika Çeke (3-5-2): Stanek; Holesh, Hranac, Krejçi; Kufal, Sulç, Suçek, Provod, Dudera; Kushta, Shik.
Trajner: I. Hashek

dasdsadsaadsadsadsads

WhatsApp Image 2024-06-18 at 10.51.22

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co