Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara për “thellimin” e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut.
Pentagoni shprehu shqetësimin për lidhjet në rritje midis Moskës dhe Phenianit ndërsa Vladimir Putin mbërriti në Korenë e Veriut për vizitën e tij të parë në 24 vjet.
“Bashkëpunimi i thelluar midis Rusisë dhe DPRK-së është diçka që duhet të jetë shqetësuese, veçanërisht për këdo që është i interesuar të ruajë paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean”, u tha gazetarëve gjeneralmajori Patrick Ryder, një zëdhënës i Pentagonit.
Presidenit rus Putin, para udhëtimit tha se ai e vlerësonte mbështetjen e Phenianit për operacionet e Moskës në Ukrainë. Kremlini nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në vitin 2022.
Ai tha se dy vendet do të vazhdojnë të “kundërshtojnë me vendosmëri” ato që i quajti ambicie perëndimore “për të penguar vendosjen e një rendi botëror shumëpolar të bazuar në drejtësi, respektin e ndërsjellë për sovranitet dhe interesat e njëri-tjetrit”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co