Taksa për profesionistët në Kushtetuese/ Tabaku: Betejë kundër sistemit korruptiv të qeverisë socialiste!

taksa per profesionistet ne kushtetuese tabaku beteje kunder sistemit korruptiv te qeverise socialiste
taksa per profesionistet ne kushtetuese tabaku beteje kunder sistemit korruptiv te qeverise socialiste

Një ditë pas seancës në Gjykatën Kushtetuese për Profesionet e Lira deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka postuar në rrjetet sociale një video mesazh drejtuar shqiptarëve mbi rëndësinë e betejës së nisur nga grupi parlamentar PD. Sipas saj kjo betejë nuk bëhet thjesht për profesionet e lira që janë 30 mijë të tillë, por kundër një sistemi të korruptuar taksimi që favorizon një pakicë ndërsa diskriminon një shumicë që paguan taksat e larta edhe për pakicën.

Tabaku shprehet se një qeveri socialiste që ka ndryshuar 23 herë ligjin e taksave nuk mund të jetë një qeveri që promovon dhe mbështet punën, pasi sipas saj ndryshimet janë kryer për favore të qarta klienteliste; “taksa të cilat e kanë dëmtuar shtresën e mesme dhe kanë qenë një ngarkesë për ato që me ndershmëri e paguajnë taksën” -shprehet në videomesazhin e saj Tabaku.

Video e deputetes demokrate vjen pasi një ditë më parë për mbi 7 orë ajo dhe deputetja Koliqi ishin të pranishëm në Gjykatën Kushtetuese së bashku me avokatin dhe një grupet e interesit por edhe profesionistë të tjerë të lirë në në seancën e hapur për çështjen e profesioneve të lira dhe taksimit të tyre. Tabaku shprehet se vendosja e kësaj takse është diskriminuese dhe jo proporcionale duke rrezikuar sigurinë juridike, lirinë ekonomike dhe barazinë përpara ligjit. Ajo u shpreh se beteja e Grupit Parlamentar të PD është për punën dhe shtresën e mesme që paguan barrën e rëndë.

Video mesazhi i plotë:
Beteja për Profesionet e Lira është një betejë e drejtë! Është një betejë për të mbrojtur punën, për të mbrojtur ata që me ndershmëri paguajnë taksat. Në 10 vitet e fundit qeveria socialiste ka ndryshuar pothuajse 23 herë ligjin e taksave duke vendosur taksa jo të drejta, jo propocionale, taksa të cilat e kanë dëmtuar shtresën e mesme dhe kanë qenë një ngarkesë për ato që me ndershmëri e paguajnë taksën. Ndërkohë që nga ana tjetër ka lejuar abuzimin, informalitetin dhe ka lejuar ngritjen e një sistemi korruptiv, i cili sot rezulton në pothuajse 11.000 biznese të mbyllura vetëm vitin e fundit. 169 Profesionet e Lira, me pothuajse 30.000 profesionistë, janë duke u përballur me këtë taksë anti-kushtetuese dhe të padrejtë. Një taksë e cila i diskriminon ato, i takson ato më shumë se çdo kategori tjetër 30-50%. Kjo është beteja që po bëjmë në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike: Për të mbrojtur punën, për t’i dhënë vlerë punës, për të mbrojtur shtresën e mesme!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →