Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka denoncuar gjendjen e rrugës së Komanit, të cilën e cilëson ‘skandaloze’.
Meta shprehet se ajo rrugë përshkohet nga mijëra turistë, por argumenton se nuk investohet mbi të pasi në atë zonë ‘nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij’.
“Si mund të lihet në këtë gjendje skandaloze rruga e Komanit ku kalojnë me mijëra turistë çdo ditë për të shijuar bukuritë e Veriut të Shqipërisë?
E ka një arsye.
Këtej nuk ka mundësi për resorte për pastrimin e parave të Edi Ramës dhe bandës së tij”, shprehet Meta.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co