Italia nuk ndryshon, ndaj Spanjës, Spalletti i beson ekipit që përmbysi Shqipërinë

italia nuk ndryshon ndaj spanjes spalletti i beson ekipit qe permbysi shqiperine
italia nuk ndryshon ndaj spanjes spalletti i beson ekipit qe permbysi shqiperine

Suksesi ndaj Shqipërisë me sa duket i ka lënë një shije të mirë Spalletti-t, kjo pasi nuk ka ndërmend të prek formacionin që i dhuroi 3 pikët në debutimin e tyre në “Euro2024”.

Sipas mediave italiane, edhe ndaj Spanjës, Spalletti pritet të hedh në fushë të njëjtin formacion, të njëjtët lojtarë, por me një ndryshim të mundshëm në skemë, nga 4-3-2-1 pritet të kalojë në 4-3-3, me Frattesi, Jorginho dhe Barella në mesfushë, Chiesa në të djathtë, Pellegrini në të majtë dhe Scamacca në qendër.

Nuk përjashtohet opsioni që në fushë të zbres edhe Cristante duke parë dhe forcën e rivalit, por në dy stërvitjet e fundit, Spalletti nuk ka ndryshuar asgjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co