![“Jeni lojtari i 12-të”/ Tifozët kuq e zi mbushin rrugët e Hamburgut, Rama: Po promovoni Shqipërinë turistike 2 jeni lojtari i 12 te tifozet kuq e zi mbushin rruget e hamburgut rama po promovoni shqiperine turistike](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/jeni-lojtari-i-12-te-tifozet-kuq-e-zi-mbushin-rruget-e-hamburgut-rama-po-promovoni-shqiperine-turistike.jpg)
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Hamburgu ku duket se rrugët janë mbushur nga tifozët kuq e zi.
Rama shkruan se shqiptarët luajnë rolin e lojtarit të 12-të, rol që e ekzekutojnë jo vetëm në stadium por edhe në rrugët e Hamburgut.
Ai ka shtuar se një gjë e tillë nuk i “jep krahë” vetëm kombëtares së futbollit, por promovon dhe Shqipërinë turistike.
Postimi:
Hamburgu kuqezi
Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co